Samiti për Ukrainën, Zelensky mbërrin në Shqipëri

 

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur mbrëmë në Shqipëri, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka njoftuar për ardhjen e Zelenskyt, teksa ka publikuar pamje nga pritja në aeroport.

Ndryshe, Zelensky dhe liderë të shteteve të Evropës Juglindore do të grumbullohen në Kongresin e Pallateve në Tiranë, ku pritet të mbahet Samiti për Ukrainën.

Në këtë Samit do të flitet për çështje të sigurisë dhe për mbështetjen për Ukrainën.

Përpara nisjes së samitit, presidenti ukrainas Zelensky do të ketë një takim kokë më kokë me kreyministrin shqiptar në mjediset e selisë së qeverisë. Më pas do të vijojë një takim mes delegacioneve respektive që do të mbyllet me nënshkrimin e Traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Më herët ministrat e jashtëm të të dy vendeve do të kenë po ashtu një takim të veçantë.

Presidenti Zelensky dhe kryeministri Rama do të hapin punimet e samitit, me një fjalim, ndërsa më pas gjithçka do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d