Sali Berisha akuza të rënda: Edi Rama transporton drogë me avionin e tij privat

 

 

Nga ballkoni i tij ku u drejtohet mbështetësve të tij, lideri i demokratëve në Shqipëri ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Berisha deklaroi se kreu i qeverisë përdor “avionin e tij privat”, për të transportuar tonelata drogë apo edhe para droge.

“Edi Rama me avionin e tij privat, rezulton se ka udhëtuar 3 gjer në 7 herë më shumë se çdo kryeministër në Europë, Azi, Afrikë dhe Oqeani. Çfarë janë këto udhëtime? Janë një pjesë për punë. Të tjerat janë udhëtime transporti.”

Sipas Berishës, për këto “transportime”, përdoret avioni “Ismail Qemali”, pjesë e flotës së “Air Albania”, me të cilin udhëton kryesocialisti.

“Ndaj dhe në 18 muaj, 140 udhëtime. Ndaj dhe emërohet Taulant Balla për të shkatërruar TIMS-in në mënyrë që të mos gjenden gjurmët e këtyre udhëtimeve. Por ja ku ia them këtu, se ai do hetohet për secilin prej këtij udhëtimi…Thonë se nga Shqipëria niset valixhe diplomatike më shumë se nga 30 vende të marra së bashku.”

Zgjidhja e vetme për të vënë përgjegjësit para drejtësisë sipas Berishës është gjyqi publik, prokurori publik.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që ta “vijojnë betejën për qeverinë teknike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d