Lojërat Olimpike janë garat më të rëndësishme për një sportist. Padyshim se një medalje olimpike është e paçmueshme për nga rëndësia e pesha e saj në karrierën e një sportisti, por në të njëjtën kohë gjithsecili shikon edhe anën materiale. Për fat të keq, në Lojërat Olimpike një arritje në aspektin material është pothuajse e paarritshme.
Sa i përket medaljeve të arta ekziston edhe një anomali. Sepse nuk janë të arta. Ose, më saktë, tashmë nuk janë të arta. Vetëm në Lojërat Olimpike të 1904, 1908 dhe 1912 medaljet u prodhuan tërësisht në ari të fortë.
Më pas, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, në kohët më të fundit, duhej të vendoste një lloj page minimale – të paktën 6 gramë ari të pastër për çdo medalje.
523 gramët e mbetur nga 529 gjithsej janë argjend, me një pastërti minimale 92.5%.
Për Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021, komiteti kishte porositur dizajnerin e famshëm japonez Junichi Kawanishi të prodhonte medaljet dhe sasitë e metaleve të çmuara ose jo ishin pak a shumë të njëjta.
Pra, për t’i rishitur duke shkrirë metalet, do të merrnit “vetëm” 700 euro në rast të një medalje ari. Një vlerë e cila nëse medalja do të ishte tërësisht prej ari të fortë, do të rritej në mënyrë monstruoze në gati 30 mijë euro.
Medalja e argjendtë do të kushtonte pak më shumë se 400 euro, ndërsa ajo e bronztë vetëm 7 euro.
Është e qartë se aliazhi i përbërë nga bakri dhe zinku (ose kallaji) ka një vlerë të papërfillshme në treg. Por duket qartë se është një fakt subjektiv: një sportist, për 7 eurot e një medalje bronzi, do të “luftonte me jetë”.
Një tjetër lajm interesant sa i përket medaljeve në Lojërat Olimpike të këtij viti që po mbahen në Paris kanë të bëjnë me Kullën Eiffel.
Kjo për shkak se secila prej 5084 medaljeve të prodhuara për Parisin përmban jashtëzakonisht një fragment të Kullës Eifel. Dhe secila prej medaljeve, qoftë ari, argjendi apo bronzi, duhet të respektojë karakteristika shumë specifike.
Një diametër 85 milimetra, një trashësi 9.2 dhe 18 gramë hekur nga Kulla Eifel brenda. Megjithatë, pesha ndryshon në bazë të materialit dhe ndjek renditjen e diktuar nga podiumi.
Domethënë 529 gram për medaljen e artë, 525 për atë të argjendtë dhe 455 për atë të bronzit. Ideja për të futur një pjesë të historisë brenda medaljeve, pra 18 gramët e Kullës Eiffel.