Ruaje zot popullin me aleancat e krijuara historike nga patriotët e vonuar e trimat e pas luftës!

Opinion nga Ramiz Lladrovci

Kosova nuk e meriton këtë trajtim, as nga faktori i brendshëm e as i jashtëm. Vuajtjet e popullit tonë, kanë qenë tepër të rënda, që sot, të bëjmë eksperimente dhe shkelim mbi besimin e fituar të aleatëve.

Kushdo e njeh historinë, e di se çfarë ngjau me kombin tonë, me Traktatin e Shën Stefanit, Kongresin e Berlinit, Konferencën e Londrës, Konferencën e Paqes në Paris e deri në Rambuje. Krijimi i aleancave dhe leximi i drejtë i gjeopolitikës, nuk është punë e lehtë. Çdo keqlexim, i kushton kombeve e popujve, ndërsa regjimeve u mbetet vula e paaftësisë e deri te tradhtia.

Kosova dhe populli i saj ka hequr tepër shumë për të vënë në diskutim aleancat dhe historinë e krijuar nga 1981 e këndej. Kalimi i Kosovës nga tokë e djegur në qershor të vitit 1999 në shtet me demokraci të qëndrueshme, me mbi 115 njohje dhe të gjitha institucionet dhe parametrat shtetëror, është meritë e qytetarëve tanë dhe aleatëve.

Sot, çdo tendencë për uljen e rrolit esencial të vendeve të BE-së dhe ShBA-së, për shtetformimin dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, është më shumë se mjerim. Analfabetëve politikë brenda partive, kur flasin për aleancat, politikën dhe demokracinë e keqlexuar, nuk ua sheh sherrin vetëm partia, po krejt Kosova.

Naivët e gojështhururit edhe mund të heshtën e të harrohen, por, krijohet dëm e hendek mosmirënjohës kundrejt aleatëve që na i njohin të bëmat, trimëritë, aftësitë dhe budallakun. Ruaje zot popullin me aleancat e krijuara historike nga patriotët e vonuar e trimat e pas luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d