Në një festë për fëmijë të dielën, ku ishin të pranishëm 22 persona, mbetën të lënduar nëntë fëmijë, pasi u goditën nga rrufeja.
Rreth orës 15:30, rrufeja goditi një pemë, nën të cilën, sipas zëdhënëses së policisë, shumë vizitorë po kërkonin strehim nga stuhia.Derisa, bëhet e ditur se shumica e viktimave u gjetën pa ndjenja në tokë.
Mes tyre kishte fëmijë të moshës 2 deri në 16 vjeç, njofton Bild.
Për fat të mirë, askush nuk pësoi djegie ose nuk iu nënshtrua operacionit.
Të lënduarit kryesisht ankoheshin për pavetëdije dhe ndjesi mpirje.
Të plagosurit lehtë tani janë liruar nga spitalet.
Aktualisht ka një fëmijë dhe dy të rritur që marrin trajtim spitalor në Republikën Çeke.
Sipas policisë nuk ka rrezik për jetën.