Rrogat më të larta se mesatarja, pronari i fabrikës në Ferizaj: Na u desh të marrim punëtorë nga Bangladeshi

 

 

Radio France, një radio publike franceze, ka realizuar një reportazh nga Kosova me fokus situatën politike dhe ekonomike të vendit. Theks të veçantë, ky reportazh i Radio France i ka dhënë edhe largimit të fuqisë punëtore dhe i të rinjve nga vendi.

Me heqjen, janarin e kaluar, të vizave për të udhëtuar në vendet e BE-së, gjithnjë e më shumë të rinj kosovarë po largohen “për një të ardhme më të mirë”, shkruan Radio France.

Si rezultat në vend, sektorët e prodhimit tani kanë vështirësi në gjetjen e punëtorëve.

Në fabrikën e metalurgjisë Eurometal në Ferizaj, makineritë funksionojnë me shpejtësi, porositë janë plot, rrogat janë më të larta se mesatarja dhe megjithatë pronarit i është dashur të kërkojë punëtorë jashtë vendit.

“Këtu, ne kemi 150 punonjës dhe duhet të pranojmë se është e ndërlikuar puna në sektorin tonë, kështu që na u desh të punësonim punëtorë nga Bangladeshi, janë 12 për momentin,” shpjegon Njazi Musliu, pronari i fabrikës.

Në këtë reportazh të mediumit francez është deklaruar edhe Alim Rama, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet.

“Por ne nuk mund t’i pengojmë ata të largohen dhe disa kthehen me përvojë dhe pastaj mund të investojnë në vend,” tha Rama për Radio France.

Rama, tutje foli për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe rrezikun nga ndikimi rus në vend.

Ai, tha se ekziston rreziku i ngritjes së të djathtës ekstreme në vendet e BE-së dhe se si kjo frymë do të mund ta ngadalësonte rrugën evropiane të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d