Jo rrallë herë punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë përballen me aksidente në vendin e punës. Megjithatë, kosovarët ndërtimtarinë e kanë goxha opsion të preferuar për të punuar.
Sipas një grafikoni që ka publikuar një Instituti GAP del që numri i kosovarëve që punojnë në këtë sektor në Kosovë është rritur vitet e fundit.
Nga afro 40 mijë sa ishin në vitin 2021, deri në qershor të 2023-ës, numri i tyre ka shkuar në afro 47 mijë.
Por, jo vetëm në Kosovë.
Numri i kosovarëve që punojnë ndërtimtari është rritur edhe në Gjermani.
Nga rreth 23 mijë në 2019-ën, tash kjo shifër është më e lartë për10 mijë punëtorë më shumë, që në total janë afro 33 mijë.
Këtë fluks të kosovarëve për të shkuar në Gjermani, e për të punuar ndërtimtari, e shpjegon sociologia Bukurie Rrustemi.
“Mund të konsideroj që arsye kryesore mund të jetë, mos siguria për fëmijët e tyre dhe familjet e tyre, për një sistem më të mirë të shoqërisë se tyre, sistem të arsimit me të mirë për fëmijët e tyre, sistem më të mire të shëndetësisë, me pensione dinjitoze”, ka deklaruar Bukurie Rrustemi, Sociologe
Por, a rrezikon sektori i ndërtimtarisë që të mbes pa punëtorë, tregon drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqit.
Momentalisht në Kosovë, një ditë pune e punëtorit të ndërtimtarisë paguhet mes 30 dhe 50 euro, Skënder Krasniqi, Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës