Çmimi i benzinës BS-95 dhe BS-98 mbetet i njëjtë, përcjell TV21. Sipas njoftimit të sotëm të Komisionit Rregullator të Energjetikës, çmimi i naftës do të rritet për gjysmë denari, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për 1 denar.
Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:
Benzina BS-95 77 den/l
Benzina BS-98 79 den/l
Nafta 69 den/l
Vaji ekstra i lehtë 69 den.