Inspekcioni i Prishtinës ka marrë vendim për rrënimin e një objekti në lagjen “Arbëria”.
Kjo u bë e ditur në një njoftim të lëshuar nga Komuna e Prishtinë. Aty zotohet se inspektoriati do ta përcjellë rrënimin e objektit deri në implementimin e tërësishëm të këtij vendimi.
Njoftimi i plotë:
Pas pranimit të ankesave dhe inspektimeve në terren nga ana e Inspektoratit të Kryeqytetit, ka filluar rrënimi dhe evitimi i tejkalimeve të lejes ndërtimore të bëra nga ana e palës konform vendimit të Inspektoratit të Kryeqytetit në një ndërtim në lagjen Arbëria.
Inspektorati i Kryeqytetit vazhdimisht do të bëjë përcjelljen e rrënimit deri në përmbarimin e plotë të aktvendimit për rrënim të lëshuar nga inspektorët kompetent të kryeqytetit.