Rrëmbehet një person në Prishtinë, të dyshuarit e fusin me dhunë në veturë – dyshohet se edhe e rrahën

Denoncimi i një rasti të rrëmbimit në Prishtinë ka aktivizuar Policinë mëngjesin e sotëm, për të zbuluar rrethanat në të cilat dyshohet se ishte kidnapuar një person. Detajet e rastit u zbuluan pasi viktima u paraqit vet në stacion policor, teksa tashmë është iniciuar hetim.

Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për një 29-vjeçar, i cili dyshohet se është rrëmbyer nga dy persona, për motive akoma të panjohura.

Në bazë të informacioneve të para, të dyshuarit e kanë marrë viktimën me forcë te një furrë në lagjen Emshir të Prishtinës dhe e kanë dërguar në një lokacion, ku dyshohet se edhe e kanë rrahur.

Posa Policia është njoftuar për rastin, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe viktima që u gjet i gjakosur është dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Rrëmbimi” dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d