Dy persona janë arrestuar në Mamushë pasi të njëjtit dyshohet se një person tjetër e kanë nxerr nga vetura e tij dhe e kanë futur në veturën e tyre, e gjithë kjo për shkak të një borxhi, shkruan Prishtina Sot.
Sipas raportit të policisë, thuhet se më pas ata e kanë dërguar në oborrin e shtëpisë së tyre dhe e kanë rrahur.
Viktima është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor dhe dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
RRËMBIM & LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Mamushë / 31.08.2024 – 15:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit, viktimën mashkull kosovar e kanë nxjerrë nga vetura e tij dhe e kanë futur në veturën e tyre, dyshohet për shkak të një borxhi e pastaj e dërguar në oborrin e shtëpisë së tyre dhe të njëjtin e kanë sulmuar fizikisht. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.