Një video e kohës së luftës ku shihet ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sedat Parduzi, duke kërcyer “breakdance” është bërë virale në rrjetet sociale.
Parduzi e ka rrëfyer ngjarjen e asaj nate, ku tha se vallëzimi nuk ishte spontan dhe tregoi se për t’u ruajtur nga ushtria serbe është dashur që dritaren ta mbulonin me batanije.
“Vallëzimi nuk ka qenë spontan, në video shihet dritarja e mbuluar me batanije. Serbët nuk kanë qenë fort larg nga aty”.
“E ndezëm gjeneratorin, muzikën dhe filluam. Bekimi ka qenë i plagosur në këtë kohë. Këtu kemi qenë shumë ushtarë, ishim duke vallëzuar të gjithë, por në fund mbeta pak vet”, tha ai në Klan.