Rrebeshe shiu e shkarkesa rrufesh, parashikimi i motit për sot

 

 

Për të dielën parashikohet që në orët e para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, kryesisht në zonën juglindore dhe atë lindore, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Pjesa e parë e ditës do të vazhdojë kryesisht me diell, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, priten rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta, të cilat mund të prodhojnë edhe breshër.

Pluhuri Saharian do të jetë ende prezent, me ç’rast në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht aty ku ka zhvillime, me shpejtësi prej 10-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 19 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C.

Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d