Dy të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë e kanë sulmuar fizikisht një të burgosur tjetër me të cilin ishin në qeli, shkruan Gazeta Prishtina Sot.
Të burgosurit që po vuanin dënimin në këtë burg i kanë shkaktuar lëndime serioze ‘shokut’ me të cilin ndanin qelinë.
Ky i fundit pas lënimeve që ka marrë është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sulmi i dy të burgosurve ndaj tjetrit ka ndodh të shtunën masdite, derisa në Burgun e Sigurisë së Lartë ka ndërhyrë edhe Policia.
Tutje me rastin është marrë Prokurori i Shtetit i cili e ka iniciuar atë si “sulm”.