Rrahje mes katër personave në Drenas – ndërhyn policia

 

 

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Gllogoc. Të njëjtit, pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje mes vete.

Si pasojë e përleshjes lëndime trupore kanë marrë të gjithë të dyshuarit si dhe një dëshmitare kosovare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: Një pistoletë me karikator me gjashtë fishekë si dhe një shkop druri. Lidhur me rastin po ashtu janë kryer kontrolle në tri shtëpitë e te dyshuarve, ku në njërën është gjetur dhe konfiskuar një pushkë pa leje valide dhe tetëmbëdhjetë fishekë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d