Rrahje masive në Palasë të Shqipërisë, publikohen pamjet

 

 

Mbrëmjen e djeshme, ka kërcitur grushti në një lokal nate në Palasë të Shqipërisë. Një person e kanë shtrirë mbi tavolina dhe një grup nga disa persona e kanë grushtuar atë.

Personi bie pa ndjenja dhe dikush dëgjohet t’i kërkojë kamerierit ujë. Nuk dihen ende motivet e sherrit, apo identiteti i personave të përfshirë.

Sherr masiv me sende të forta në një lokal nate në Palasë, i riu shpallet në kërkim
Policia thotë se ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin Xh.S, banues në Tiranë. I riu sipas policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42-vjeç.

“Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42-vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

VIDEO

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d