Mbrëmë në Ferizaj ka ndodhur një rrahje masive, në të cilën u përfshinë disa të rinj, raporton Sinjali.
Nga pamjet e siguruar shihet se disa të rinj përleshen mes veti në një lokal në qendër të Ferizajt.
Në këtë rrahje u përdoren edhe karriget, ndërkaq njëri nga protagonistët në përleshje thotë që të largohen thikat.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovë për rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo të re nga ky rast.