Rrahje dhe të shtëna në Deçan, i dyshuari kapet me dy armë zjarri dhe 50 fishekë

 

 

Një konflikt mes disa personave mbrëmë në Deçan, ka eskaluar në rrahje dhe përdorim të armës së zjarrit. Të shtënat u dëgjuan në orët e mbrëmjes dhe Policia arriti ta arrestojë të dyshuarin.

Siç merr vesh Sinjali, fillimisht disa persona janë rrahur mes vete e më pas njëri prej tyre ka shkrepur armën së paku dy herë. Pasi Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar gëzhojat e armës së zjarrit, teksa është arrestuar i dyshuari.

Me rastin e kontrollit policor, të dyshuarit i janë konfiskuar dy armë zjarri dhe 50 fishekë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d