Rrahja pas mesnate në Fushë Kosovë: Ky është i arrestuari, u kap edhe me dhjetëra 100-she false

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një rast i rrahjes në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë disa persona. Një mosmarrëveshje momentale dyshohet se eskaloi në dhunë, për çka intervenoi Policia e Kosovës.

I dyshuari që përfundoi në polici si i dyshuar për rastin, Sinjali ka mësuar se është Çelik Ferizi, rreth 25-vjeçar.

Gjatë kontrollit policor, u zbulua se i dyshuari posedonte edhe para të falsifikuara, me ç’rast iu gjetën mbi 30 kartëmonedha nga 100 euro që dyshohet të jenë false.

Paratë janë sekuestruar nga zyrtarët policorë, ndërsa i njëjti është shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rasteve për veprat “Sulm” dhe “Falsifikim i parasë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d