Roth: Kosova shembull pozitiv në Ballkanin Perëndimor, vendet e tjera po largohen nga vlerat evropiane

 

 

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka folur pas takimit që kishte dje me presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se “Kosova është shembull inkurajues në Ballkanin Perëndimor për përkushtimin e saj për demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit”.

Tutje tha që Kosova meriton më shumë mbështetje, duke shtuar se vendet e tjera të Ballkanit po largohen nga këto vlera evropiane.

“Faleminderit presidentes Vjosa Osmani për një takim të mrekullueshëm. Kosova është një shembull inkurajues në Ballkanin Perëndimor për përkushtimin e saj të qartë për demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Fatkeqësisht, vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor po largohen nga këto vlera evropiane. Kosova meriton më shumë mbështetje”, ka shkruar Roth.

Presidenca e Kosovës përmes një njoftimi për media, bënë të ditur se Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të deputetit Roth dhe në përgjithësi të Bundestagut gjerman për aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare dhe theksoi rëndësinë e rolit të shtetit gjerman në këtë proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d