Ronaldo po thyen rekorde edhe jashtë futbollit, afro 15 milionë ndjekës në Youtube për 24 orë

 

 

Cristiano Ronaldo, futbollisti i Kombëtares së Portugalisë po thyen rekorde edhe jashtë zanatit të tij.

Lojtari i Al Nassr gjatë ditës së djeshme bëri të ditur hapjen e llogarisë në Youtube dhe deri tani ka thyer çdo rekord të mundshëm, shkruan Indeksonline Faqja e tij “UR Cristiano” ka shkuar në shifrat e 14.6 milionë ndjekës në rrjetin social Youtube.

Në këtë kanal, Ronaldo do të publikoj video interesante nga jeta e tij së bashku me gruan dhe familjen që sigurisht do të ketë një interesim të jashtëzakonshëm.

Madje vetëm disa video të shkurta që ai i ka publikuar për 24 orë kanë kapur shifrën e më shumë se pesë milionë shikime./Indeksonline/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d