Rikthehet Milani i madh, PSG del kokulur nga ‘San Siro’

Milani ka shënuar fitore të madhe në Ligën e Kampionëve.

Rosonerët kanë mposhtur PSG-në me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Skriniar në minutën e nëntë.

Milani barazoi vetëm tre minuta më vonë me një supergol të realizuar nga Rafael Leao.

Golin e fitores për Milanin e shënoi Olivier Giroud në minutën e 50-të.

Dortmundi është në krye të tabelës me 7 pikë, PSG ka 6 pikë në vendin e dytë, Milani në vendin e tretë me 5 pikë derisa Neëcastle është e fundit me 4 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d