Ridvan Muharremi po intervistohet nga Prokuroria Speciale

 

 

Ridvan Muharremi është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Speciale, përmes një njoftimi të lëshuar për media.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për media nga Prokuroria Speciale

Prishtinë, 4 tetor 2024 –

Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Ridvan Muharremi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

I njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d