Rezultatet e regjistrimit të popullsisë, kur do të dalin të dhënat për besimin fetar – flet zyrtari i ASK-së

Drejtori i Departamentit të Statistikave Ekonomike në ASK, Ilir Berisha ka folur pas publikimit të rezultateve paraprake të regjistrimit të popullisë së Kosovës.

Berisha u pyet edhe për të dhënat për besimin fetar të qytetarëve të Kosovë, të dhëna këto për të cilat thotë se do të publikohen në dhjetor.

“Ka qenë edhe opsioni ateist. Ne do të publikojmë këto në dhjetor të 2024. Publikimi i sotëm ka qenë për popullsinë rezidente.

Popullsinë jorezidente apo diasporen, regjistrimi ka qenë në dy mënyra. E para ka qenë me përgjegjet e anëtarëve të familjes resident për anëtarët e familjes që I kanë jasht si jorezident. Ka qenë një pytësor I vecantë, që janë listuar të gjithë banorët e asaj ekonomie familjare të cilët qëndrojnë më tepër se 9 muj jashtë Kosovës. Kjo ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën. Metoda e dytë që kemi zbatu është regjistrimi online përmes platformës E-Kosova. Tani ky regjistrim ende nuk ka përfundu për diasporën”, tha ai në ‘Frontal’ në T7.

Tutje, Berisha tha se janë tri pyetje për të cilat qytetarët kanë pasur të drejtë të mos përgjigjen.

“Janë tri pyetje të cilat me rekomandimet ndërkombëtare qytetarët kanë të drejtë të mos përgjigjen, ato janë gjuha që flasin, përkatësia etnike dhe përkatësimi fetar. Mund të mos përgjigjen”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d