Ditën e sotme parashikohet fillimisht të kemi depërtimin e frontit të ftohtë, i cili pritet të sjellë reshje lokale shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes, kryesisht të përqendruara në Rrafshin e Dukagjinit, të cilat mund të jenë edhe në formë të rrebesheve afatshkurtër.
Meteo Kosova ka njoftuar se dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa vonë pasdite mund të ketë shtim të vranësira dhe reshje lokale shiu, tani kryesisht në Rrafshin e Kosovës, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë shkarkesë elektrike.
Era do fryjë nga kuadrati i perëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-75 km/h.
Ka mundësi të ketë dëme materiale, transmeton Sinjali.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20°C.