Gjatë 24-orëve të fundit janë raportuar të kenë ndodhur 135 aksidente trafiku, që është numër rekord për këtë vit.
Policia ka njoftuar se për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ka përfunduar me pasoja fatale. Sipas policisë, aksidente me persona të lënduar kanë ndodhur 47, ndërsa me dëme materiale 88.
Ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, brenda 24-orëve janë shqiptuar 2199 gjoba kundërvajtëse./Prishtina Sot/