Recidivist, i alkoolizuar – detaje të reja për shoferin që i goditi me veturë të miturit në Pejë

 

 

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për paraburgimin e shoferit, Kujtim Miftarajt, i cili lëndoi katër persona të dielën në qytetin e Pejës. Dy prej tyre të mitur. Gazeta ju sjell detajet e rastit.

Miftaraj në momentin e aksidentit del se ka qenë i pirë, më saktë 0.61 promilë. Sipas burimeve, i njëjti  ishte i njohur edhe më parë për organet e rendit. Ai dyshohej për disa vepra penale

“Është recidivist i veprave penale duke përfshirë grabitje, lëndime të lehta dhe posedim të narkotikëve”, i tha ky burim.

Shoferi në fjalë kishte tentuar të ikte nga vendi i ngjarjes në momentin e shkaktimit të aksidentit, por i njëjti ishte ndalur nga qytetarët. Prej 4 të lënduarve, 3 janë trajtuar në Pejë ndërsa njëri (i mitur) po trajtohet në QKUK përkatësisht në Mjekimin Intenziv.

Siç merr vesh Insajderi, të miturit janë 8 dhe 9 vjeçar, nga komuniteti.

Në qytetin e Pejës, familjarët e tyre njihen si kasap.Burimet po ashtu bëjnë më dije se babai i të lënduarit i cili po trajtohet në QKUK, para 4 vitesh ishte vrarë.

Rasti del të jetë ende në hetime.

Për gjendjen e 8 vjeçarit për Insajderin foli sot drejtori i Klinikë se Mjekimit Intenziv Qendor, Shaqir Uka.

Uka u shpreh se lëndimet e tij janë serioze por që gjendja e përgjithshme prezantohet me qenë më stabile.

“Pacienti të cilit i referoheni është sjell dje në Mjekimin Intenziv Qendror po vazhdon me qëndru i lidhur me barna dhe aparaturën mjekësore. Lëndimet janë serioze, gjendja e përgjithshme e tij për momentin prezantohet me qenë stabile. Tani jemi në fazën e ekzaminimeve dhe në fazën ku jemi duke u mundur ta stabilizojmë gjendjen e përgjithshme“, konfirmoi ai.

Për rastin ka folur edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai konfirmoi se dy të miturit kanë marrë lëndime të rënda dhe se njëri është dërguar në QKUK, ndërsa tjetri po trajtohet në spitalin e Pejës.

“Një person është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit për shkak të veprës penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’, ku janë goditur nga vetura dy të mitur këmbësorë. Njëri prej tyre është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, kurse tjetri ne Spitalin e Pejës. Dy të miturit kanë lëndime të renda trupore”, tha Nikçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d