Gjigandi botëror, Real Madridi ka zyrtarizuar largimin e parë për sezonin e ri.
Bëhet fjalë për mbrojtësin spanjoll, Nacho i cili do të largohet pas më shumë se 23 vjetësh në skuadër. 34-vjeçari, pritet që të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite te skuadra e Al-Qadsiah.
Nacho, ka bërë 364 paraqitje për ekipin e parë të Real Madridit, dhe sezonin që lamë pas ka qenë edhe kapiten.
Ai gjithsej ka fituar 4 tituj të La Ligas, 6 tituj të Ligës së Kampionëve, 5 Kupa të Botës për Klube, 2 Kupa të Mbretit, 5 Superkupa të Spanjës dhe 4 Superkupa të Evropës./IndeksOnline/