Trafiku Urban”, është shprehur i tronditur nga aksidenti ku autobusi i tyre dhe një veturë u aksidentuan, ku si pasojë vdiq një person dhe u lënduan 14 udhëtarë.
Ndërmarrja u shprehi ngushëllime familjarëve të tashmë të vdekurit, dhe u uroi shërim të lënduarve.
“Ndërmarrja shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimës për humbjen e më të dashurit të tyre dhe uron shërim të shpejtë për të lënduarit!”, shkruan në postimin e publikuar në Facebook.
Aksidenti ka ndodhur në Keqekollë të Prishtinës, të enjten. Të lënduarit janë liruar nga QKUK-ja, ata janë në gjendje stabile.