Këshilltari për media i presidentes së vendit, Bekim Kupina, ka bërë një sqarim lidhur me llojin e biletave që presidentja Vjosa Osmani ka rezervuar për udhëtimin e saj drejt Stambollit dhe më pas Varshavës, pasi në media ka pasur raportime se ka udhëtuar me “bussines class”.
Kupina ka shkruar se presidentja asnjëherë gjatë mandatit të saj s’ka rezervuar biletë të klasit biznes dhe se në fluturimin e sotëm ulëset janë caktuar nga vetë kompania.
“Presidenca nuk e ka blerë asnjë biletë të klasit biznes. As sot, e as më parë gjatë mandatit të Presidentes Osmani.Në fluturimin e sotëm, vet aviokompania i ka caktuar ulëset për Presidenten dhe delegacionin e saj. Për dëshmi, shihni vet biletat e udhëtimit të sotëm.
Shënim: Orët dhe numri i fluturimeve, si dhe datat e udhëtimit, janë hijëzuar me rekomandim të zyrtarëve të sigurisë për shkak se Presidentja dhe delegacioni janë ende duke udhëtuar dhe është në kundërshtim me rregullat e sigurisë që të publikohet itinerari i plotë pa arritur ende në destinacion”, ka shkruar Kupina.