Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas rastit të mbrëmshëm ku persona të panjohur i kishin djegur vilen e tij e cila ndodhet në bjeshkët e Popovës, në Komunën e Podujevës,.
Deputeti thotë se fillimisht kishte menduar se shkaktar i zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve të intensive dhe shumë profesionale të policisë, u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda dhe dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme.
“Mbrëmë mora lajmin se më është djegur shtëpia e vikendit e ndërtuar në vitin 2017, që e shfrytëzojmë me familjen time, e cila ndodhet në bjeshkët e Popovës, në Komunën e Podujevës, në kufirin me Shalën e Bajgorës. Rreth 5 orë me hetime intenzive, fillimisht u mendua se shkaktare e zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve të intensive dhe shumë profesionale të policisë, u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda, dhe dyshohet se është zjarrvënie”, ka thënë deputeti Bajqinovci.
Ai shpreson që hetimet të zbardhin të vërtetën sa më shpejt./IndeksOnline/