Reagoi keq pas zëvendësimit, Zhegrova: I kërkova falje trajnerit, kishte të drejtë

 

 

Kosova ka marrë fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve, teksa ka mposhtur Qipron me rezultat 3-0.

Edon Zhegrova ka bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë duel, megjithatë ai nuk ia arriti të shënonte ose asistonte. Ylli dardan u largua në minutën e 67-të nga ndeshja, duke u zëvendësuar nga Emir Sahiti.

Megjithatë ai nuk ishte i kënaqur me zëvendësimin dhe i kërkonte trajnerit Foda mos ta zëvendësonte.

“Trajneri kishte të drejtë që më largoi nga loja. Edhe pse doja të vazhdoja të luaja dhe të shënoja”.

“Unë kisha një karton të verdhë dhe më mirë që u largova. I kërkova falje trajnerit për reagimin tim”, tha Zhegrova.

“Ndihem mirë kur bashkëlojtarët shënojnë gola. Pas kartonit kisha shumë provokime. Ndaj Rumanisë është një finale, shkojmë vetëm për fitore”, deklaroi ylli dardan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d