Reagimi i Tottit epik pas golit të Bajramit: Mos është montazh?

 

 

Mesfushori i kombëtares shqiptare Nedim Bajrami u bë pjesë e historisë së kampionateve europiane me golin e bukur të shënuar përballë Italisë.

Shqiptari nga Tetova mposhti portierin Donnarummën pas vetëm 23 sekondash lojë, duke vendosur rekordin e veçantë të golit më të shpejtë në historinë e Europianeve. Festa e shqiptarëve ishte shpërthyese ndërsa italianët mbetën me gojën hapur. Legjenda e Romës, Francesco Totti, që po ndiqte ndeshjen me miqtë dhe gazetarët e faqes së njohur “Calciatori brutti” nuk u besonte syve.

“Mos po talleni, a është një montazh”, dëgjohet të thotë Totti, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

V I D E O

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d