Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, sot do të dëshmojë në Hagë. Ai do të jap dëshminë e tij në procesin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerëve.
Kjo u bë e ditur nga djali i tij, Arianiti.
“Po, nesër pritet pas orës 14 ose 15”, tha ai.
Po ashtu në emër të tij në redaksinë e Klan Kosovës është përcjellur edhe një deklaratës rreth ftesës për dëshminë në seancën e sotme
“Ashtu si edhe në vitin 2019, kur kam dhënë dëshminë time para Dhomave të Specualizuara, për të cilën e kam njoftiar opinionin publik, edhe kësaj radhe kam shprehur gatishmërinë për të thënë të vërtetën e veprimtarisë sime si gazetar gjatë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në deklaratë.
“Si gazetar dhe si qytetar i Republikës së Kosovës, ndihem krenar me veprimtarinë time në shërbim të informimit të mirëfilltë për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta çlirimtare e viteve 1998 dhe 1999 simbolizon sakrificën sublime dhe mbijetesën e popullit të Kosovës, dhe është lufta vendimtare që bëri të mundur çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës”, theksohet në deklaratë.
“Prandaj, dëshmia ime në Hagë, ashtu si çdo herë do të jetë në shërbim të së vërtetës së luftës çlirimtare të UÇK-së, të argumentimit të sakrificës së luftëtarëve të lirisë dhe mbështetjes së popullatës civile dhënë UÇK-së, të cilën unë dhe shumë kolegë të mi gazetarë e kemi prezentuar në mënyrë profesionale në ekranet televizive në mediat vendore dhe ato ndërkombëtare gjatë periudhës së luftës çlirimtare”, thuhet në fund të kësaj deklarate./Pridhtina Sot/