Rasti i rëndë në Fushë Kosovë: Gruaja u qëllua me armë nga bashkëshorti në kokë, bark e krah

 

 

Të shtëna me armë janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, ku një person është plagosur. Viktima që u plagos është një grua, e cila tashmë është transportuar në QKUK.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Idriz Alija, ndërsa viktima që u qëllua është bashkëshortja e tij, Sherife Tahiri.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima ka plagë në kokë, abdomen e në njërin krah, ku u qëllua me armë zjarri nga burri i saj.Rasti sipas informacioneve të para ka ndodhur te tregu në Bresje dhe akoma s’dihen motivet e ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar dhe tashmë është shoqëruar në stacion policor për procedurat e mëtejme.

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d