Rasti i Faton Hajrizit, Kosova kërkon ndihmë nga EULEX-i

 

 

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit, ka pranuar një kërkesë nga institucionet e Kosovës për të ofruar ndihmën në rastin e Faton Hajrizit.

Kjo u bë e ditur në një përgjigje për Klankosova.tv nga Zyra për Media e EULEX-it.

“Çdo shkëmbim i mundshëm i informacionit policor i lehtësuar përmes EULEX-it mbulohet nga parimi i konfidencialitetit”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e dërguar.

Tutje EULEX-i, nuk dha më shumë detaje rreth kësaj kërkese të pranuar.

“Në përputhje me mandatin aktual të EULEX-it, Misioni mbështet Policinë e Kosovës në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe INTERPOL-it, EUROPOL-it apo Ministrisë së Brendshme të Serbisë”, thuhet tutje në përgjigje.

Rasti i Faton Hajrizit, ka bërë bujë të madhe jo vetëm në Kosovë.

Disa ditë pasi u arratis nga Burgu i Smrekonicës, u raportua se Hajrizi u vra në Loznicë të premten e kaluar nga policia e Serbisë, megjithatë MPJ e Kosovës ende nuk ka dalë me konfirmim zyrtar për diçka të tillë.

Dyshohet paraprakisht se ai e kishte vrarë një polic dhe plagosur një tjetër atje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d