Rast tragjik: Një burrë bën vetëvrasje në Dragash, mjeku konstaton vdekjen e tij

 

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotëm në Dragash, ku një burrë dyshohet se ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Lexuesit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një person të moshës rreth 50-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete. Në bazë të informacioneve të para, viktima është gjetur i varur në shtëpi. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa ka intervenuar edhe Policia.

Akoma nuk dihen detajet e tjera të këtij rasti tragjik, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Gazeta do të iu mbajë të informuar posa të ketë një konfirmim zyrtar edhe nga Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d