Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Çagllavicë, ku një i ri dyshohet se ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Lexuesit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një person të moshës rreth 38-vjeçare, i cili u gjet pa shenja jete. Në bazë të informacioneve të para, viktima është gjetur i varur.
Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa tashmë ka intervenuar edhe Policia. Akoma nuk dihen detajet e tjera të këtij rasti tragjik.
Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar posa të ketë një konfirmim zyrtar edhe nga Policia.