Rast i tmerrshëm në Pejë: Iu paraqit shtetases së huaj kinse për t’i ofruar ndihmë mjekësore, e dërgon në një lokacion për ta dhunuar

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se e ka dhunuar një shtetase të huaj.

Në raport thuhet se viktima ishte në një lokal nate me një shoqe dhe pasi kishin konsmuar alkool i ishte përkeqësuar gjendja.

Duke e “shfrytëzuar” këtë i dyshuari i është afruar kinse për t’i dërguar për ndihmë mjekësore mirëpo e ka dërguar në një lokacion tjetër ku dyshohet se e ka dhunuar, njofton Policia.

“DHUNIM- Pejë / 13.07.2024 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër shtetase e huaj, duke shfrytëzuar gjendjen shëndetësore të viktimës e cila në një lokal nate bashkë me shoqen e saj, kishte konsumuar alkool dhe pastaj i është përkeqësuar gjendja. I dyshuari, u është ofruar kinse për t’i dërguar për ndihmë mjekësore, por i ka dërguar në një lokacion tjetër dhe dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d