Rast i tmerrshëm: Mosmarrëveshje për borxh, kosovari ia rrëmben vëllain e mitur preshevases

 

 

Një ngjarje e tmerrshme është raportuar në Policinë e Kosovës në Gjilan nga një preshevase.

Në raportin ditor të së dielës të Policisë së Kosovës, njoftohet se forcat e rendit kanë arrestuar një të dyshuar kosovar për rrëmbim, shkruan Gazeta Insajderi.Siç njofton policia, i dyshuari ka rrëmbyer vëllain e mitur të viktimës grua nga Presheva. Krejt kjo, për shkak të një borxhi.

Në shtëpinë e tij, policia gjatë arrestimit të pasdites së të dielës ka konfiskuar edhe marihuana në sasi prej 2.41 gramë.

“Preshevë 20.07.2024-16:00. Ankuesja femër Shqiptare shtetase e Serbisë, ka raportuar në Stacionin Policor Gjilan se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi,  është rrëmbyer vëllai i saj i mitur, viktima mashkull shqiptar shtetas i Serbisë; nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë bastisjes tek prona e të dyshuarit është gjet dhje konfiskuar 2.41 gram marihuanë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d