Nacionale ka raportuar se koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale.
Në media janë publikuar edhe pamjet derisa Mihali është futur në prokurori për t’u intervistuar.
Raportohet se Dejona Mihali do të intervistohet për dy raste të veprave të korrupsionit të nivelit të lartë.