Raportohet se 4 serbët e arrestuar ditë më parë në Veri po intervistohen nga Inspektorati

 

 

Po raportohet se katër serbët e arrestuar ditë më parë në Veri ndodhen në stacionin Policor të Kosovës në Veri dhe se po merren në pyetje nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Veton Elshani, zëvendës komandant i Policisë së Kosovës për Veriun,  s’ka konfirmuar apo mohuar këtë informacion të KoSSev.

Katër të rinjtë serbë janë arrestuar natën mes 9 dhe 10 shtatorit në pjesën veriore të Mitrovicës, siç ka thënë policia, pasi dyshohet se kanë fyer dhe sulmuar dy policë në të njëjtën natë në shëtitoren e Mitrovicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d