Ngacmimet, sulmet dhe dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave në Kosovë janë shndërruar në një fenomen shqetësues. Pothuajse çdo ditë raportohen raste të tilla, ku viktima jo rrallëherë janë edhe të miturat. Kështu ndodhi me një rast që u zbulua së fundmi nga Policia në Pejë, raporton Prishtina Sot.
Policia ka raportuar se një grua në Pejë është dhunuar nga një i dyshuar që policia e ka lokalizuar dhe ka arritur ta arrestojë.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima po kryen ekzaminim mjekësor në QKUK.
Gazeta do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.