Raporti i policisë për aksidentin në Leposaviq ku përfunduan të vdekur dy persona

 

 

Dy të rinj kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë dje në Leposaviq, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime të rënda.

Deri tek aksidenti sipas policisë ka ardhur si pasojë e lëvizjes së njërës nga vetura e përfshirë në shiritin e kundërt të trafiku.

Kështu dy vozitësit kanë vdekur, ndërsa pasagjeri ka marr lëndime të rënda.

“Leposaviq / 10.04.2024 – 00:05. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave ku si pasojë e lëndimeve te marra, dy drejtuesit meshkuj kosovarë kanë nderruar jete, ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore. Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur njëra nga veturat e involvuara në aksident ishte duke levizur ne shiritin e kundërt të lëvizjes, me c’rast është ndeshur me veturën e cila ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d