Aq larg ka shkuar debati për skandalin e tre futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës, sa ka filluar të flitet për dhunë.
Komentatori sportiv dhe politikani Ramiz Shala ka thënë të dielën se futbollisti i Lille, Edon Zhegrova, nuk duhej të përjashtohej nga përfaqësuesja edhe nëse do të kishte rrahur menaxherin e drejtorin e kombëtares.
Ai e quajti linçim largimin e tre futbollistëve nga kombëtarja.
“Mas çdo dështimi, kur do me mbulu çdo dallaver të mundshëm, njerëzit e padijshëm, rrencat dhe të poshtrit e viktimizojnë atë që që është më i miri. A pe sheh te ne të gjithë po merremi me Zhegrovën. Po a ka njeri normal në këtë vend që e përjashton Edon Zhegrovën. Edon Zhegrova me i pasë rreh Muharrem Sahitin e Bajram Shalën nuk është dashtë të përjashtohej”, tha Shala.
“Punë e madhe që ka dal, shko munde Qipron njëherë e pastaj jepja sanksionet”, tha ai.