Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka goditur ashpër propaganduesit të cilët gjykata i dënoi me dënim të formës së prerë.
Lladrovci ka pyetur duke kërkuar përgjigje për mbështetësit e atyre që u dënuan nga gjykatat e vendit tonë, me vendim të formës së prerë, se ku gjinden mbështetësit duke aluduar në nënkryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i cili i kishte dalur kundër Lladrovcit në zgjedhjet e fundit në Drenas.
Kundër Lladrovcit kishin dalur edhe figura të tjera të fuqishme nga PDK por që të gjithë së bashku humbën kundër Lladrovcit.
“Ku janë liderët lokalë e qendrorë të PDK-së në Drenas e Skenderaj, ish kryetar komunash, ish ministra e deputetë të PDK-së, të cilët u rreshtuan pas DD-së dhe qytetarëve të painformuar në fushatë u thoshin se edhe DD është PDK. Pse tash po heshtin?”, shtoi tutje Lladrovci.