Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se janë në rrugë të mirë për formimin e policisë së Kryeqytetit.
I pari i Prishtinës ka njoftuar se ka takuar udhëheqësit kryesorë të Policisë së Kosovës, për të diskutuar detajet për organizimin e drejtorisë së re e cila do të funksionojë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
Sipas Ramës, ky strukturim i Policisë së Kryqytetit është një hap shumë i rëndësishëm për të rritur sigurinë dhe mirëqenien e qytetit.
Postimi i plotë: