Rama publikon pamjet nga punimet në rrugën Shëngjin-Velipojë: Një nga rrugët turistike më spektakolare

 

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i ndërtimit të rrugës Shëngjin-Velipojë, e cila do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shkruan se vepra do të jetë një nga investimet kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit, ndërsa vijon puna për ta bërë të kalueshme që në sezonin e ardhshëm veror.

Mirëmëngjes dhe me kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë, e cila do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse, një nga investimet kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit, ku puna po vijon pa u ndalur për ta bërë të kalueshme qysh në sezonin e ardhshëm veror, pas kapërcimit të një fragmenti të vështirë gjeologjik, ju uroj një të diel të mbarë”- tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d