Rama krahas Blinkenit: Sot Enveri po rrotullohet në varr

 

 

Kryeministri Edi Rama priti sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, në ambjentet e Piramidë, në një aktivitet të planifikuar për të rinjtë me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.

“Unë kam lajme për ju sot, diktatori ynë për të cilën kjo piramidë u ndërtua po rrotullohet në varrin e vet sot. Ai na rriti me urrejtjen për t’iu luftuar, na mësoi t’ju urrenim ju. Na la të vdisnim në porta para se ju të jeni në vendin tonë. Sot iu mirëpresim dhe urojmë marrëdhënien tonë të ardhshme. Dikur një tempull i errësirës ky tempull zgjeron horizontet e rinisë sonë.

Në emër të shqiptarëve iu uroj mirëseardhjen dhe sic u shkrua në ligjin tonë të parë ‘Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Celësat e shtëpisë sonë janë në duar të sigurta nga ju dhe ju jeni shumë të sigurtë në shtëpinë tonë. Mirë se vini në Shqipëri miku im.’

Kini parasysh nuk jemi aq të mëdhenj e të pasur, por jemi në vend të parë sa i përket dedikimit tonë dhe nuk jemi aq të mërzitshëm sa vendet e tjera mund të jenë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d