Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka caktuar ministren e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali si kryetare të Kuvendit të Shqipërisë.
Lajmin e dha në fund të fjalës së tij në Kongresin e partisë, ku tha gjithashtu se nënkryetar do jetë, Bledi Çuçi.Ndërsa kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, propozoi Niko Peleshin.
Aktualisht, Peleshi mban postin e ministrit të Mbrojtjes.
Ai ka vendosur gjithashtu për disa vendime në Qeveri, ku një sërë dikasteresh do të kenë drejtues të rinj në vitin e mbetur të qeverisjes Rama 3.Surpriza më e madhe është e ikjes së Taulant Ballës nga Ministria e Brendshme, ku ai do të marrë detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Vendin e tij – të cilin Balla e lë me vetëm një vit në detyrë – e merr Ervin Hoxha, i cili do të jetë ministri i ri i Brendshëm.
Balla ndërkaq zë vendin e Elisa Spiropalit në krye të Ministrisë së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ervin Mete nga ana tjetër, nuk do të jetë më ministër i Financave, pasi vendin e tij do ta zërë Petrit Malaj.